
Si mund të ruhet distanca në lokale/ Këto biznese kanë ide mjaft interesante!
Dritare.net
Të hënën në shumë vende në Evropë, përfshirë edhe në Shqipëri, është planifikuar që të hapen baret dhe restorantet. Për shkak të rrezikut që kanë për përhapjen e virusit disa prej këtyre bizneseve në botë, kanë gjetur disa mënyra mjaft interesante, se si të respektohet një ndër rregullat themelorë, distancimi social. Parimi kryesor që mund të ndërpresë zinxhirin e transmetimit të virusit, herë-herë neglizhohet. Ndaj për të qenë të sigurtë që masat do të respektohen, baret dhe restorantet kanë riorganizuar ambientet e tyre, në mënyra të ndryshme.
Kjo është një ide, ku tavolinat janë të ndara nga njëra-tjetra përmes xhamit.
Madje disa restorante kanë vendosur që të ketë xhama ndarës edhe nga klientët që janë në një tavolinë.
Një ide tjetër mjaft interesante, që klientët në restorante të ruajnë distancën, është vendosja e disa arushave në karrige në mënyrë që klientët të mos ulen.
Një ide tjetër mjaft interesante, që klientët në restorante të ruajnë distancën, është vendosja e disa arushave në karrige në mënyrë që klientët të mos ulen.
Një ide e gjetur është edhe ndarja e ambienteve me lule.
Nëse deri më tani kemi folur për ndryshimet në ambient, ky restorant sugjeron që të jenë klientët ata që të ndryshojnë. Çdo kush prej tyre të vendosë shufra prej sfungjeri në kokë, rreth një metër, që sigurojnë respektimin e distancës.
Megjithatë, pavarësisht rregullave që mund të vendosë çdo biznes, është e rëndësishme që kushdo t’i respektojë ato për vete. Duke u përshtatur me realitetin e ri, duhet gjithmonë të kemi parasysh se distancimi social, është ai që na ruan ne dhe të tjetër nga Covid-19!/L.F-dritare.net

















