Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si duhet t'ia shpjegojnë prindërit, fëmijëve seksualitetin dhe pornografinë! Flet Lira Gjika!

Si duhet t'ia shpjegojnë prindërit, fëmijëve

Nga Lira Gjika

Një problem shume delikat qe po haset këto vitet e fundit, është kontakti i fëmijëve 8-12 vjeç me pornografinë apo stacionet televizive “për të rritur”. Prindërit shpesh gjenden përballe kësaj dukurie te re, të hutuar e te çarmatosur. Fjalët e para qe u dalin na goja, janë “turp” dhe “e dëmshme”.

Është e vërtetë që të tilla janë, por nuk mund t’i flitet fëmijës nëpërmjet etiketimit dhe paragjykimit. Fëmija duhet të arrijë vetë në ato konkluzione. Kjo është detyra e të rriturit, t'i shpjegojë me qetësi vlerën dhe rëndësinë e këtij raporti aq delikat dhe të zakonshëm që siguron ekzistencën por edhe që është kaq shumë i etiketuar. Mënyra se si do ia shpjegojë i rrituri, këtë dukuri, do ta bëjë fëmijën të mos ketë atë kuriozitetin që e vret seksualitetin. Është e natyrshme në këtë moshë, që ne trupin dhe psihen e fëmijës po ndodhin ndryshimet e mëdha, fëmija të fokusohet te gjinia dhe seksualiteti. "Pjekja seksuale" është dhe rritja e para që arrin njeriu. Natyra i ka marre masat që të sigurohet ekzistenca. Detyra e të rriturit, sidomos e mësuesve në shkolla, është, që ta ndihmojë të mos ngecet n eksitimin banal, qe më shumë është një bastardim se sa fenomen në natyrë.

Kombinimi i pjekjes seksuale me mjetet që njeriu ka shpikur, për të përftuar me shumë kënaqësi seksuale, nuk mund të japin asgjë të mirë në këtë fazë të jetës. Nëse i rrituri neglizhon dhe nuk flet me fëmijën për atë që po ndodh në trupin e tij, pengon pikërisht atë princip të natyrës dhe njerëzores, që vetja është zbulim dhe nuk mund të realizohet me eksperiencat e gatshme te të tjerëve, sidomos të të rriturve perverse. Kujdes prindër dhe mësues. Do të sugjeroja që të flisni me fëmijët me seriozitetin më të madh dhe duke i shpjeguar rëndësinë e jetës dhe krijimit të saj nëpërmjet aktit seksual. Ne të gjithë jemi në këtë jetë pikërisht nga ky akt magjiplotë, i cili krijon jetën. Fëmijës i flitet thjesht:- marrëdhënia seksuale nuk fillon nga organi, por është një formë komunikimi që mundëson krijimin e jetës. Janë njerëzit që hyjnë në marrëdhënie dhe jo organet e tyre. Ato që ke parë janë bere si filmi që nuk është i vërtetë, por e ndërtojnë pjesë pas pjese siç e ka menduar regjisori.

Dashuria është një gjë shumë e çmuar dhe duhet zbuluar sa më bukur. Ti je duke u rritur dhe natyrisht, që ndjen brenda vetes efektet e kësaj rritje, si kurioziteti për veten, prekjen e zonës gjenitale, por edhe zbulimi i seksualitetit të tjetrit.

Në këtë fazë të jetës, nuk ke nevojë të shikosh ca njerëz të tjerë, që shtiren sikur bëjnë dashuri. Mos e bëj ketë gjë se të prish gjithë magjinë e vetes dhe të dashurisë. Ajo është një gjë që zbulohet hap pas hapi dhe jo duke parë të tjerët./dritare.net