Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Shpenzoni shumë para? Ja zgjidhja si të mbyllni muajin!

Shpenzoni shumë para? Ja zgjidhja si të mbyllni muajin!

Në fund të muajit shumica mbeten pa para. Rroga është harxhuar e gjitha. Por çfarë duhet të bëni, derisa të vijë dita e rrogës tjetër? Ekspertët e Business Insider, sugjerojnë disa këshilla si t’i ruani të ardhurat tuaja, pa vështirësi:

1. Bëni një listë të gjërave që doni

Ju e dini shumë mirë se çfarë ju duhet për të blerë. Shënoni vetëm gjërat kryesore dhe mos mendoni të blini gjëra të panevojshme, sepse vetëm do i prishni punë vetes me harxhimet e tepërta.

2. Nëse keni makinë, mundohuni të mos e përdorni çdo ditë të javës

Edhe pse makina sot është një domosdoshmëri, duhet të tregoni kujdes, sidomos në ditët që jeni afër fundit të muajit. Nëse keni mundësi për të përdorur transportin publik, ose nëse distanca nuk është e madhe, ecni në këmbë ose përdorni biçikletën.

Shpenzoni shumë para? Ja zgjidhja si të mbyllni muajin!

3. Gatuani më shumë në shtëpi

Gatimi në shtëpi ul koston e harxhimit. Nëse shkoni shpesh nëpër restorante të ardhurat tuaja do shkojnë drejt fundit dhe do mbeteni pa asgjë.

4. Shmangni daljet

Nëse ju ftojnë për të dalë për të pirë diçka jashtë, mos shkoni. Ju e dini se nëse do dilni do harxhoni dhe fundi i muajit është pranë./L.F-dritare.net