Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Shpenzoi gjithë kursimet e jetës për tatuazhe, kështu duket gjyshja 56-vjeçare!

Kerstin Tristan është gruaja 56-vjeçare e cila ka vendosur të mbulojë trupin e saj me tatuazhe, ku iu desh të shpenzonte të gjitha kursimet e jetës. Tristan është nënë dhe gjyshe, por ajo që të bën përshtypje është trupi i saj i mbuluar me tatuazhe ku për të arritur këtë rezultat, ajo shpenzoi një shumë marramendëse.

Shpenzoi gjithë kursimet e jetës për tatuazhe, kështu

Që nga viti 2015, ajo shpenzoi mbi 30,000 euro për pikturat në trup, por për fat, sipërmarrja e saj pati të ardhura pozitive. Ajo tani ka 190,000 ndjekës në Instagram, dhe mbi një milion njerëz shohin videot e saj në TikTok, sipas Bright Side.

Shpenzoi gjithë kursimet e jetës për tatuazhe, kështu

Kerstin nuk është e vetmja që zgjodhi të bënte një sërë tatuazhe mbi trupin e saj. Në fakt, ka shumë të famshëm që vendosin gjithashtu të pikturojnë tatuazhe në lëkurën e tyre por ndonjëherë i mbulojnë me rroba apo edhe grim./M.K-dritare.net