Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Një superkontinent i ri mund të zhdukë njerëzit dhe ta bëjë Tokën të pabanueshme!

Një superkontinent i ri mund të zhdukë njerëzit dhe ta

Formimi i një superkontinenti të ri mund të zhdukë njerëzit dhe gjallesat në 250 milionë vite, parashikojnë studiuesit.

Duke studiuar të ardhmen, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar parashikojnë se si ekstremet klimatike do të intensifikoheshin pasi kontinentet e botës të bashkohen për të formuar një superkontinent, Pangea Ultima, në rreth 250 milionë vjet. Ata zbuluan se gjatë viteve në vijim do të jetë jashtëzakonisht nxehtë dhe jeta në tokë do të bëhet e pabanueshme për njerëzit dhe gjitarët, citon CNN.

Studiuesit simuluan tendencat e temperaturës, erës, shiut dhe lagështisë për superkontinentin dhe përdorën modele të lëvizjes së pllakave tektonike, kimisë së oqeanit dhe biologjisë për të llogaritur nivelet e dioksidit të karbonit. Ata zbuluan se jo vetëm që formimi i Pangea Ultima do të çonte në shpërthime më të rregullta vullkanike, duke nxjerrë dioksid karboni në atmosferë dhe duke ngrohur planetin, por edhe dielli do të bëhej më i ndritshëm, duke emetuar më shumë energji dhe duke ngrohur më tej Tokën, theksojnë ekspertët.

"Superkontinenti i saposhfaqur do të krijonte në mënyrë efektive një goditje të trefishtë që përfshin efektin e kontinentitetit, diellin më të nxehtë dhe më shumë CO2 në atmosferë," shprehet Alexander Farnsworth, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Universitetin e Bristol.

“Temperaturat e përhapura nga 40 deri në 50 gradë Celsius (104 deri në 122 gradë Fahrenheit) dhe ekstremet e shoqëruara nga nivelet e larta të lagështisë do të vulosnin përfundimisht fatin tonë.

Rritja e nxehtësisë, vuri në dukje Farnsworth, do të krijonte një mjedis pa burime ushqimi ose uji për gjitarët. Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu tashmë po rezultojnë në miliona vdekje në mbarë botën çdo vit./M.K-dritare.net