
SHBA/ Aligatori gjigand shijon notin në pishinën e familjes në Florida
E Diel 22 Maj 2022, 20:08
Dritare.net
Një aligator gjigant në Florida duket se i nisi herët pushimet e verës duke u hedhur për pak not në pishinën e një familjeje në SHBA.
Një familje në Deep Creek, Florida, u zgjua nga disa zhurma të forta në orët e para të mëngjesit. Kur shkuan për të hetuar, ata zbuluan mysafirin e tyre të papritur: një aligator të madh, që peshonte rreth 550 paund dhe pothuajse 11 këmbë I gjatë.
“Ai grisi rrjetën për të arritur te uji i këndshëm dhe i freskët”, tha zyra e sherifit që u thirr menjëherë në vendngjarje.
Rreshteri Brad Stender tha se takime të tilla me aligatorë nuk janë të rralla, veçanërisht gjatë sezonit të çiftëzimit të aligatorëve në pranverë dhe verë - megjithëse ky gator dallohej për madhësinë e tij gjigande./CNN/M.K/drtiare.net

















