Sekreti i Monica Bellucci që duket fantastike në të 50-tat dhe nuk do të jetë përsëri 20 vjeçe!
Dritare.net
Monica Bellucci është në krye të listës së grave më të bukura në botë. Ajo qëndron në krye të kësaj liste për dekada me radhë. Monica është shembulli që një grua mund të jetë e mrekullueshme, edhe pas të 50-ave dhe në çdo moshë. Monica u bë e suksesshme pas të 30-ave, nënë në të 40-tat dhe ajo dëshmon se çdo grua është e aftë të krijojë fatin e saj.
Në këtë artikull sot do t’ju rikujtojmë rrugën e kësaj aktoreje të talentuar dhe do të zbulojmë pse ajo adhurohet kaq shumë.
Në rininë e saj, Monica ëndërronte të bëhej avokate, madje hyri në Fakultetin e Drejtësisë. Pasi nisi studimet, ajo filloi të punonte me kohë të pjesshme në një agjenci modelingu. Atje tërhoqi shumë vëmendje dhe mori ftesë që të shkonte në Milano. Monica i tha lamtumirë ëndrrës së saj për t'u bërë avokate dhe shkoi për të pushtuar shtëpitë e famshme të modës. Është e pabesueshme, por popullariteti i Bellucci-t u rrit krahas moshës së saj. Nëse në agimin e karrierës, ajo mori pjesë në reklama dhe eci në pasarela, në periudhën më të mirë të saj, ishte në kopertinat e revistave, luajti në filma ikonë dhe fitoi statusin e një prej grave më tërheqëse në planet. Aktorja është krenare për moshën e saj. Një ditë ajo tha: "Nuk do të doja të isha përsëri 20.”
Karriera e shkëlqyer pas të 30-ave
Filmi i parë i Monica-s ishte “Vita coi figli” kur ishte rreth 25 vjeçe, por ajo u njoh ndërkombëtarisht pasi luajti rolin e nuses së Drakulës, në Drakulën e Bram Stoker të Francis Ford Coppola. Por filmi i saj më i mrekullueshëm ishte Malèna. Një film për një grua me bukuri mahnitëse, e cila urrehej nga tërë qyteti. Në atë kohë, Bellucci ishte 36 vjeçe. Monica tallet me ata që thonë se aktoret nuk mund të luajnë më për interesa dashurie pas një moshe të caktuar. Këtë ajo e dëshmon në praktikë. Në moshën 51-vjeçare, Monica luajti të dashurën e pjekur të James Bond te Spektri dhe një vit më vonë ajo shkëlqeu me rolin e saj te Emir Kusturica në Rrugën e Qumështit, informon dritare.net
Që nga fundi i viteve 1990, pothuajse çdo film ku u shfaq Monica është bërë ikonik. Drama L’Appartement i solli Bellucci nominimin e parë për çmimin César dhe e forcoi pozicionin e saj në industrinë e filmit. Gjatë këtij filmi, ajo u takua me Vincent Cassel dhe marrëdhënia e tyre u bë vërtet e rëndësishme për Bellucci-n.
Bellucci dhe Cassel kaluan 17 vjet bashkë. Në 12 prej tyre ishin të martuar. Të dy vazhduan karrierën e aktrimit dhe për shkak të udhëtimeve e filmimeve të shpeshta, dashuria e tyre mbeti në distancë. Monica solli në jetë vajzën e tyre të parë kur ishte 39 vjeçe. Vajza e dytë e çiftit lindi kur aktorja ishte 45 vjeçe dhe 3 vjet më vonë ata vendosën të ndaheshin. Pak para ndarjes, aktorja tha: “Ne kurrë nuk e dimë se sa do të zgjasë martesa.”
Ende ka spekulime se cilat ishin arsyet e ndarjes së çiftit. Në një intervistë pas ndarjes, Vincent dhe Monica folën me shumë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk thanë asgjë të keqe për marrëdhënien e tyre. E megjithatë aktorja tha se nuk ndihej e sigurt për të shoqin dhe nuk i besonte atij.
Disa vite më vonë, Monica vendosi të lidhet me artistin francez Nicolas Lefebvre. Për fat të keq ose të mirë, marrëdhënia romantike e saj dhe Lefebvre nuk zgjati shumë dhe ata vendosën të mbeteshin miq. Përkundër këtij fakti, Monica thotë se tani po jeton vitet më të mira të jetës së saj.
A është e mundur të jesh e bukur pas të 50-ave?
Në fotot e saj, Monica duket 10 apo edhe 20 vjet më e re se mosha e saj. Përveç kësaj, aktorja është aq e sigurt në vetvete saqë pranoi të merrte pjesë në një skenë nudo në moshën 52-vjeçare. Pas kësaj, guxoi të bënte një fotosesion lakuriq për kopertinën e një reviste të famshme. Edhe sot aktorja vazhdon të luajë në filma dhe mbetet një nga modelet më të kërkuara në botë.
Për të qëndruar e re dhe e bukur, ajo rekomandon të ndiqni këto rregulla:
-Lani flokët jo më shumë se dy herë në javë dhe përdorni vaj ulliri në vend të maskës.
-Asnjëherë mos e kufizoni ushqimin tuaj. Nëse duhet të humbni disa kile, zvogëloni porcionet dhe hani më shumë mish, peshk dhe perime.
-Bëni joga dhe notoni. Këto ushtrime e mbajnë trupin tuaj të tonifikuar pa stërvitje të tepruar.
-Pastroni mirë lëkurën e fytyrës para se të shkoni në shtrat, pa marrë parasysh se jeni të përgjumur./K.C/dritare.net