Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

A mund ta ngrijmë qumështin?

A mund ta ngrijmë qumështin?

Produkti që ndoshta më shpesh hedhim është qumështi, sepse pasi hapet pishet shpejt. Por si t’ja bëjmë që të mos e çojmë dëm? Për fat të mirë, ne dime një truk të thjeshtë dhe do ta ndajmë me ju.

Ju mund ta ngrini qumështin!

Po, qumështi mund të zgjasë për disa muaj në frigorifer, nëse e fusni në ngrirje. Kur ju të keni nevojë për të, mund ta nxirrni dhe ta përdorni. Zakonisht qumështi i ngrirë përdoret për gatim.

A mund ta ngrijmë qumështin?

Këshilla për ngrirjen e qumështit!

Lini edhe pak vend bosh në enën që e fusni në ngrirje.

Ena duhet të jetë hermetike. Qumështi është shumë i ndjeshëm për marrjen e aromave nga ushqime të tjera në frigorifer.

Qumështi pa yndyrë është më miqësor me ngrirjen sesa qumështi me yndyrë të plotë.

Qumështi me një përmbajtje më të lartë yndyre ndahet më lehtë kur shkrihet.

A mund ta ngrijmë qumështin?

Si të shkrini qumështin e ngrirë!

Thjesht lini qumështin e ngrirë në frigorifer që të shkrihet brenda natës./E.B-dritare.net

A mund ta ngrijmë qumështin?