Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Pse të punoni me marrdhënien tuaj është më e rëndësishme se sa të gjeni personin e duhur!

Pse të punoni me marrdhënien tuaj është më e

Që në moshë të re, shumica prej nesh ka dëgjuar se duhet të gjejmë personin e duhur. Por shumë studime tregojnë se kjo është e gabuar. Duhet ta zhvendosim fokusin tonë nga gjetja e "një të duhuri" në të punuarit për një marrëdhënie të shëndetshme. Dritare.net ju informon në lidhje me disa pika të rëndësishme se pse duhet të përpiqemi të qëndrojmë me partnerët tanë aktualë dhe të ndalojmë së kërkuari princin e kaltër.

Personalitetet e ndryshme e bëjnë marrëdhënien më interesante.

Pse të punoni me marrdhënien tuaj është më e

Dallimet tona si individë janë ato që e bëjnë çdo marrëdhënie emocionuese, dinamike dhe të mërzitshme. Të kundërtat tërheqin, si ekstrovertët dhe introvertët, njerëzit e natës dhe njerëzit e mëngjesit, planifikuesit dhe njerëzit impulsivë, etj. Për shumë çifte, këto ndryshime mund të krijojnë një sfidë, por ato ende konsiderohen aspekte të rëndësishme të një marrëdhënie të suksesshme. Disa çifte gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën së bashku dhe për tu lidhur. Por edhe nëse nuk gjeni ndonjë interes të përbashkët, përsëri mund të përdorni pikat e forta të njëri-tjetrit për të ruajtur intimitetin tuaj emocional.

Sa më shumë të qëndroi në një marrëdhënie aq më shumë besim dhe dashuri do të ndërtoni.

Pse të punoni me marrdhënien tuaj është më e

Kur keni dikë në krah, dikë që mund t’i besoni, ju mbështet gjatë gjithë rrugës suaj, ju do të keni motivimin për të arritur çdo qëllim që i vendosni vetes. Me kalimin e kohës dashuria juaj do të bëhet më e fortë. Romanca juaj do të krijojë lumturi, ngrohtësi dhe shpresë. Me një partner mirëkuptues, jo vetëm që motivimi juaj do të jetë i lartë por dhe do të argëtoheni më shumë. Kjo nuk mund të arrihet nëse lidhja juaj përfundon dhe ju nisni përsëri udhëtimin për të gjetur partnerin e duhur. Thjesht do të luftoni përsëri për të ndërtuar besim dhe dashuri me partnerin e ri ashtu siç bëtë më tjetrin.

Disa zënka çojnë në komunikim më të mirë.

Pse të punoni me marrdhënien tuaj është më e

Zënkat e vogla nuk janë një arsye për të lënë gjithçka prapa vetëm për të gjetur të duhurin, i cili nuk do të luftojë me ju. Çdo çift ka zënka dhe edhe nëse grindeni herë pas here kjo nuk është shumë porblem, sigurisht për sa kohë jeni ende në një lidhje të shëndetshme.

Ju tashmë i dini të gjitha të mirat dhe të këqijat e partnerin tuaj.

Fillimi i një marrëdhënie të re do të thotë që ju duhet të filloni të mësoni personalitetin e partnerit tuaj të ri dhe të përpiqeni të toleroni gjërat që nuk ju pëlqejnë shumë, sepse në fund të fundit, të gjithë kemi tipare negative. Romanca, intimiteti dhe çiltërsia nuk do të ndërtohet për një kohë të gjatë me dikë të ri. /S.F.-dritare.net