Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Pse salepi është i preferuari i Berishës!

Pse salepi është i preferuari i Berishës!

Keni konsumuar ndonjëherë salep? Me siguri që të gjithë e keni provuar. Ama shumë pak ia dinë vlerat që ka ai për shëndetin. Për ju që nuk e dini, salepi është i preferuari i ish-kryeministrit Sali Berisha, mbase sepse ai ia di vlerat që ka.

Pse salepi është i preferuari i Berishës!

Zonja Vera Çoço në Delvinë e cila mbledh dhe eksporton bimë mjekësore, mes tyre edhe salep, në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga tregon më shumë për salepin.

Ama jo atë salepin që blejmë në market që bëhet me niseshte, por atë që kultivon vetë Vera.

“Salepi kultivohet në tokë, është si patatja. Kjo është rrënja e salepit. Është pastruar. Kjo ngrohet pak dhe bluhet. Pastaj vë xhezven me ujë dhe hedh një lugë kafe salep.

Pse salepi është i preferuari i Berishës!

Ky është salep tamam, jo ai që blejmë në supermarkete që është me niseshte. Salepi është i mirë sepse rregullon mukozën e zorrëve dhe stomakut, shëron rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Është kundër kollës dhe bronkitit, forcon e rinon organizmin dhe shton potencën seksuale.”, thotë zonja Vera në DritareTV./K.C/dritare.net