Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Pse princi Harry nuk këndoi himnin britanik, gjatë funeralit të mbretëreshës!

Pse princi Harry nuk këndoi himnin britanik, gjatë funeralit të

Mbretëresha Elizabeth II u varros ndërsa lajmet që pasojnë ceremoninë e jashtëzakonshme, janë për detaje që nuk i kanë shpëtuar syrit të njerëzve. Nuk është çudi që Meghan dhe Harry, ishin një fokus i rëndësishëm dhe për çdo veprim, edhe shumë normal, interpretohej në mënyra të ndryshme. Kjo për shkak të marrëdhënies së mëparshme të çiftit me familjen mbretërore.

Ajo që është vënë re gjatë ceremonisë, është se princi Harry, nuk këndoi himnin britanik gjatë funeralit të gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, në Westminster Abbey. Djali i mbretit Charles III ishte vendosur pas babait të tij, por ndërsa të gjithë këndonin, ai nuk lëvizi buzët në asnjë moment. Megjithatë në rrjetet sociale, shumë theksojnë se Harry dukej veçanërisht i emocionuar dhe se ai luftoi për të mbajtur lotët, kjo është arsyeja pse ai nuk do ta kishte kënduar himnin./L.F-dritare.net