
Pse nuk duhet ta lini derën e dhomës së gjumit hapur natën!
E Enjte 30 Korrik 2020, 20:08
Dritare.net
Shpesh ndodh që derën e dhomës së gjumit, ta lëmë hapur natën. Por ka disa arsye, pse nuk duhet bërë ky veprim. Më e rëndësishmja, është për sigurinë tonë.
Nëse lini derën tuaj të dhomës së gjumit të hapur kur shkoni për të fjetur dhe ndodh të bie zjarr, flakët mund të përhapen më shpejt në dhomën tuaj. Një derë e mbyllur do t'ju japë më shumë kohë për të vepruar dhe shpëtuar veten nga zjarri. Përveç kësaj, tymi nuk do të përhapet aq lehtë.
Nëse jetoni në një mjedis të zhurmshëm dhe bëni gjumë të lehtë, nuk është aspak e këshillueshme ta mbani derën e dhomës së gjumit hapur. Kështu do të bëni një gjumë të qetë./L.F-dritare.net

















