Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Pse kjo 28-vjeçare vendosi t'i japë fund jetës duke iu nënshtruar eutanazisë!

Pse kjo 28-vjeçare vendosi t'i japë fund jetës duke iu

Një grua holandeze 28-vjeçare, fizikisht e shëndetshme ka vendosur t'i japë fund ligjërisht jetës së saj për shkak të betejave të saj me depresionin, autizmin dhe çrregullimin e personalitetit. Zoraya ter Beek, e cila jeton në një fshat të vogël në Holandë afër kufirit gjerman ka vendosur t'i nënshtrohet eutanazisë muajin e ardhshëm për shkak të problemeve të rënda psikologjike që po përballet, të cilat sipas saj po ia bëjnë jetën të padurueshme.

Ter Beek, e cila dikur aspironte të bëhej psikiatre, është përballur me probleme të shëndetit mendor gjatë gjithë jetës së saj dhe ka marrë këtë vendi pasi mjekët i thanë: “Nuk mund të bëjmë asgjë më shumë për ty. Nuk do të bëhet kurrë më mirë”.

Ajo është vetëm një nga numri në rritje i njerëzve në Perëndim që vendosin ti japin fund jetës në këtë mënyrë, pasi përballen me një sërë problemesh të shëndetit mendor si depresioni ose ankthi i përforcuar nga pasiguria ekonomike, ndryshimet klimatike, mediat sociale dhe çështje të tjera. Një mjek fillimisht do t'i japë asaj një qetësues, e më pas një ilaç që do t'i ndalojë zemrën. I dashuri i saj do të jetë pranë saj deri në fund.

"Kam pak frikë nga vdekja, sepse është e panjohura përfundimtare. Ne nuk e dimë vërtet se çfarë do të ndodhë më pas. Kjo është pjesa e frikshme”, shprehet Beek.

Holanda u bë vendi i parë në botë që e bëri të ligjshme vetëvrasjen e asistuar në vitin 2001. Eutanazia është e ligjshme në Holandë që nga viti 2001./M.K-dritare.net