Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Përfitoni 20 mijë euro, nëse martoheni në kishë!

Përfitoni 20 mijë euro, nëse martoheni në kishë!

Çiftet të cilat vendosin të martohen në kishë mund të përfitojnë 20 mijë euro bonos. Po flasim për Italinë, dhe kushtet nuk duken shumë të vështira. Ky është propozimi i paraqitur nga pesë deputetë të Ligës së Veriut.

“Me bonusin ne synojmë të lehtësojmë çiftet e reja që synojnë të kremtojnë një martesë fetare dhe që do të kenë mundësinë të përfitojnë nga zbritja prej 20 për qind e kostove që lidhen me festën".

Të dalim te kushtet: Duhet që bashkëshortët të jenë nën 35 vjeç, të ardhurat totale të jenë nën 23 mijë euro dhe shtetësia italiane për të paktën 10 vjet. Subvencioni do të ishte i disponueshëm për të gjitha shpenzimet, nga dekorimi i kishës, "lulet dhe broshurat" deri tek ato që kanë të bëjnë me festën, fustane, ushqim, make-up dhe fotografë. Megjithatë ky propozim, nuk është shumë i mirëpritur, as nga opozita dhe as nga qeveria.

Ministri i Mbrojtjes Guido Cosetto tha:

"Bonusi i dasmës është propozim i paraqitur nga një deputet. Këshilli i Ministrave, nuk mendon t'u japë çmim atyre që martohen në kishë, është nuk është një çështje që i intereson një shteti laik”. Propozimi për bonus martese u bë nga Domenico Furgiuele, Simone Billi, Ingrid Bisa, Alberto Gusmeroli dhe Erik Pretto./L.F-dritare/net