Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Një udhëtar në autobus përdor gjarprin si maskë

Një udhëtar në autobus përdor gjarprin si maskë

Një burrë hipi në një autobus duke përdorur një gjarpër si një maskë për fytyrën. Po, po, kjo është një histori e vërtetë në Mançester, publikuar nga BBC.

Një pasagjer, tha se mendonte se pasagjeri kishte veshur një maskë që kishte print një gjarpër, por ndryshoi mendim kur e pa atë të lëvizte.

Një udhëtar në autobus përdor gjarprin si maskë

Dëshmitari okular, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se iu duk qesharak ky veprim, ndërsa shtoi se gjarpri nuk 'shqetësoi', asnjë nga udhëtarët.

Përdorimi maskës në transportin publik është i detyrueshëm, përveç fëmijëve nën moshën 11 vjeç ose atyre që përjashtohen për arsye shëndetësore.

Një zëdhënës i Transportit për Mançesterin tha: "Udhëzimi i qeverisë thotë qartë se jo domosdoshmërish duhet të jetë një maskë kirurgjikale, dhe se udhëtarët mund të bëjnë vetë ose të veshin diçka të përshtatshme, të tilla si një shall. Po jo një gjarpër"./L.F-dritare.net