
Një statujë e re për Melania Trump, pasi e para u dogj
E Mërkurë 16 Shtator 2020, 13:01
Dritare.net
Një statujë e re prej bronzi, për Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, është vendosur në qytetin e saj të lindjes në Slloveni. Ajo zëvendëson një skulpturë prej druri, që u dogj pjesërisht vitin e shkuar.
Statuja origjinale, nuk u prit aspak mirë, madje disa e quajtën turp, ndërsa kjo e dyta është sërish një kopje e origjinales. Zonja Trump lindi në Novo Mesto në 1970 por u rrit në qytetin Sevnica.
Që nga zgjedhja e presidentit të SHBA Donald Trump në 2016, turistët kanë ardhur në Sevnica për të mësuar më shumë rreth origjinës së Zonjës së Parë, duke u bërë kështu një destinacion i preferuar./L.F-dritare.net

















