Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Një qytet i tërë kthehet në kafene!

Një qytet i tërë kthehet në kafene!

Mendoni për vendin më të madh në natyrë që keni qenë ndonjëherë. Dhe përpiquni të imagjinoni një edhe disa herë më të madh. Përpjekje e kotë, sepse asnjë madhësi në mendjen tuaj nuk mund të garojë me hapësirën e një qyteti të plotë. Si shumë shtete të tjera evropiane, edhe Lituania gjithashtu po fillon rihapjen e dyqaneve këtë javë. Me kusht që të respektohen masat: detyrimi për të veshur një maskë dhe doreza, dezinfektimi i dhomave dhe distancimin shoqëror. Por kushti i fundit është shqetësimi i shumë restoranteve apo bareve, pasi hapësirat e brendshme janë të kufizuara. Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar që tavolinat të pozicionohen dy metra larg njëra-tjetrës. Disa lokale kanë hapësira ??të jashtme, por shpesh të pamjaftueshme për të akomoduar më shumë se disa tavolina.

Një qytet i tërë kthehet në kafene!

Për të kapërcyer këtë pengesë, Vilnius kryeqyteti i Lituanisë do të japë hapësira falas dhe për të gjithë sezonin. Janë ambiente në pronësi të shtetit, por që përgjatë gjithë kësaj vere do të shërbejnë si kafe. Janë 18 hapësira gjigande deri më tani, që janë planifikuar t’i vihen në dispozicion bizneseve, përfshirë edhe sheshin ikonik të Katedrales.

Një qytet i tërë kthehet në kafene!

Vilnius këtë verë, do të jetë e gjitha një kafene./L.F-dritare.net