
Një brejtës për pak shkakton kaos në Formula 1!
E Shtunë 18 Qershor 2022, 15:03
Dritare.net
Në botën e Formula 1 jemi mësuar të shohim ngjarje nga më të çuditshmet, e fundit vjen nga Kanadaja. Një ditë më parë, gjatë stërvitjeve, një brejtës pushtoi pistën, në përpjekje për të kaluar rrugën, po ky veprim për pak solli një aksident.
Carlos Sainz, piloti i Ferrarit, për fat të mirë u tregua i vëmendshëm, pasi e pa brejtësin dhe arriti të frenojë në kohë duke shmangur në këtë mënyrë një incident të pakëndshëm.
Me të njëjtën situatë u përballën edhe dy pilotë të tjerë, duke e bërë situatën me të vërtetë shqetësuese por për fatin e mirë kaloi pa dëme si për pilotët ashtu edhe për brejtësit./M.T/dritare.net

















