E qeshura nuk të bën njeri të keq, por të zgjuar. Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Cognitive Processing, reagimi që ju keni, mund të tregojë sa inteligjentë jeni. Një ekip psikologësh arrin në përfundimin se njerëzit që vlerësojnë humorin e zi, të përcaktuar si humor që trajton tema si vdekja, sëmundjet, deformimi, etj, mund të kenë koeficientë më të lartë inteligjence. Ata tregojnë më pak agresivitet dhe u rezistojnë më shumë ndjenjave negative në krahasim me njerëzit e tjerë.
Një grup studiuesish mori qindra njerëz dhe u vendosi para disa shaka, ose humor të zi. Pjesëmarrësit të cilët e kuptuan dhe shijuan shakanë treguan nivele më të larta të IQ. Por, çfarë lidhje ka e qeshura me inteligjencën? Sipas studiuesve, përpunimi i shakave të humorit të zi do më shumë sforcim mendor.
Pothuajse çdo shaka që në vetvete është një lojë fjalësh do ta vërë në punë trurin tuaj. Shakatë me humorin e zi kërkojnë një kontroll pak më emocional për të fituar një të qeshur.
Provojeni edhe ju tani! Nëse qeshni dhe ju me humorin e zi, jeni inteligjentë.
• "'Më fal!' dhe 'Kërkoj falje!' nënkuptojnë të njëjtën gjë. Përveçse ku jeni në varrim.”-Demetri Martin
• Pyetje: Kush ka katër këmbë dhe një krah?
Përgjigje: Një pitbull i lumtur.
• “Macet kanë nëntë jetë. I bën ato ideale për të eksperimentuar.”-Jimmy Carr
• Pyetje: Pse kanibalët nuk hanë klounë?
Përgjigje: Sepse kanë shije qesharake.
• “Unë kam një jelek. Nëse do të më kishin prerë krahët, do të ishte xhaketë.”-Mitch Hedberg
• Pyetje: Çfarë tha bretkosa Kermit në varrimin e Jim Henson?
Përgjigje: Asgjë.
• "Nëse nuk patët sukses me të parën, atëherë fluturimi me parashutë nuk është për ju." - Steven Wright./K.C/dritare.net