Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Nëse pini këto ilaçe, shmangni qëndrimin në diell!

Nëse pini këto ilaçe, shmangni qëndrimin në diell!

Më shumë se pesëdhjetë lloje ilaçesh mund të shkaktojnë reaksion nëse ekspozoheni në diell.

Personat të cilët janë në terapi me antibiotikë do të duhej të shmangnin tërësisht qëndrimin në rrezet e forta të diellit. Dihet gjithashtu që statusi hormonal ndikon në pigmentimin e lëkurës, prandaj gratë të cilat marrin kontraceptivë hormonalë apo janë në terapi hormonale duhet të ruhen posaçërisht nga dielli.

Terapia e tillë, si edhe disa ilaçe të cilat merren, si p.sh. për shkak të diabetit, e bëjnë lëkurën më të prekshme nga rrezatimet ultraviolet, ndaj mund të ndodhin shfaqje të kruajtjes, njolla ngjyrë kafe, kurse lëkura në disa vende madje mund edhe të zbardhet, domethënë humbë tërësisht pigmentin. Para se të ekspozoheni në diell, nuk duhet të përdorni mjete kozmetike siç janë dezodorantët, parfumet dhe grimi.

Materiet kimike të cilat janë pjesë e preparateve të tilla në kontakt me rrezet ultraviolete mund të shkaktojnë reaksion alergjik apo shfaqje të pigmentimit në lëkurë e cila është jashtëzakonisht e vështirë për t’u hequr.

Është e rëndësishme të jeni të informuar mirë se cilat ilaçe mund të shkaktojnë reagim ndaj diellit. Marrja e një ilaçi me ekspozimin e njëkohshëm në diell mund të çojë në një reaksion fototoksik – kur ilaçi, i ndikuar nga veprimi i diellit, aktivizohet dhe dëmton lëkurën, ose në një reaksion fotoalergjik – kur rrezet e diellit ndryshojnë strukturën e ilaçit, të cilin sistemi imunitar e njeh si një trup të huaj dhe shkakton një përgjigje alergjike të shoqëruar me inflamacion dhe ekzemë në lëkurë.

Është një rregull i zakonshëm që pacientët që marrin ilaçe duhet të jenë të kujdesshëm në ekspozimin ndaj diellit, ta marrin ilaçin gjatë natës në mënyrë që të përthithet gjatë natës ose të shmangin fare rrezet e diellit.

Më shumë se pesëdhjetë ilaçe dihet se ndërveprojnë me diellin. Midis tyre janë barnat antimikrobiale (ciprofloxacin, levofloxacin, doxycycline, një kombinim i sulfamethoxazole dhe trimethoprim), antihistamikët për trajtimin e alergjive (difenhidraminë), barnat për sëmundjet e zemrës (amiodarone, nifedipina, diltiazem, enalaprilemidemi), hidroklorotiazid), antihipertensivët (diltiazem, enalapril), statina (fluvastatin, pravastatin), antidepresivët (amitriptilinë), ilaçet anti-inflamatore jo-steroide (naproksen, piroksikam), hipoglikemikët (derivatet e sulfoniluresë – glibenklamide), ilaçet kundër akneve (izotretinoin) etj.

Nëse shfaqet një reaksion, kompresat e ftohta mund të ndihmojnë, por një konsultim me mjekun apo farmacistin është i nevojshëm./M.K/dritare.net