Nëse dëshironi të dukeni të bukur konsumoni këto ushqime
Dritare.net
Që të dukeni të bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë. Të hash mirë do të thotë dhe lëkurë e freskët. Më poshtë janë një numër ushqimesh që ju mbajnë në formë dhe që quhen ushqimet e bukurisë. Do të dukeni më të bukur dhe më të freskët nëse i hani këto ushqime rregullisht.
Arrat
Janë ushqim i mirë kundër plakjes. Kanë përqindje të lartë të vitaminës E dhe e bëjnë lëkurën tuaj më të butë. Por mbani parasysh se duhet të hani pak pasi kanë shumë kalori dhe mund të shkaktojnë edhe dhimbje të forta stomaku.
Proteinat
Për të pasur thonj të fortë duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pulës, te fasulet, te peshku tuna, etj.
Vitamina B
Ushqimet e pasura me vitaminë B e bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.
Peshku
Peshku ka Omega 3 që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës. Përveç kësaj, peshku është tejet i shëndetshëm dhe ju ndihmon të mbani peshën normale.
Uji
Pini sa më shumë ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.
Domatja
Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.
Molla
Për dhëmbë të mirë, hani mollë.