Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Ndryshimi i orës, disa truke për të kapur ritmin!

Ndryshimi i orës, disa truke për të kapur ritmin!

E sotmja shënon të dielën e fundit të muajit mars dhe bashkë me këtë edhe ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara. Ky ndryshim i orës tashmë ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit ku ora shënoi menjëherë 03:00.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak. Sipas ekspertëve, ndryshimi i orës mund të shkaktojë një lloj ndryshimi në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut që ndikon në humorin dhe vizionin e botës së njerëzve.

Ndryshimi i orës, disa truke për të kapur ritmin!

Pavarësisht ndryshimit vetëm për një orë, kjo periudhë i bën njerëzit të ndihen jo mirë, me një ndjesi boshe. Sipas psikiatrit Xhon Sherp (John Sharp), i diplomuar në Universitetin e Havardit, oreksi më i madh për të ngrënë, vështirësia për të fjetur ose përgjumja e tepruar mund të jenë shqetësime të lidhura me ritmet e reja. Në praktikë, organizmi ynë është i detyruar që të përshtatet me këtë situatë të re, ku për çdo gjë që bëjmë do të na duhen më shumë përpjekje dhe vendosmëri. Shqetësimi më i madh, për shumë persona, do të jetë i lidhur me gjumin: sipas Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Gjumit (Aims), 12 milionë persona mund të kenë probleme me kthimin e orës së verës. Këshilla për të fjetur mirë, pavarësisht ndryshimit të orës. Siç dihet, akrepat e zhvendosur një orë përpara sjellin një orë dritë më shumë, por një më pak për gjumë.

Ja disa këshilla për të fjetur sërish mirë, pavarësisht orës verore:

Nga ora 10 e darkës dhe pak më pas është mirë që të filloni përgatitjet për të fjetur, fikni dritat, eliminoni zhurmat dhe ndërprisni aktivitetet impenjative.

Mundohuni të qëndroni në ajër të pastër çdo ditë, të paktën gjysmë ore: në këtë mënyrë, ora biologjike ndihmohet për të bërë dallimin ndërmjet ditës dhe natës.

Ndryshimi i orës, disa truke për të kapur ritmin!

Një dhomë gjumi e parregulluar apo e rrëmujshme nuk e favorizon gjumin, ndaj gjithçka që gjeneron shqetësime duhet të qëndrojë jashtë.

Gjithsesi, pas kalimit të ditëve të para të këtij ndryshimi, çdo gjë do të kthehet në normalitet, në përputhje me zakonet tuaja./dritare.net