
Stilisti amerikan Adam Lippes stiloi veshjen e Melania Trump, që Zonja e Parë e veshi në betimin e bashkëshortit, Donald Trump, si presidenti i 47-të i SHBA-së. Melania kishte veshur një pallto prej leshi mëndafshi, një fund prej mëndafshi dhe një bluzë krep mëndafshi prej fildishi.
Ndërkohë, kapelja e saj, e dizajnuar nga Eric Javits, kishte një rëndësi të veçantë për stilistin, i cili tha për ABC News se ishte "shumë i nderuar dhe shumë i prekur nga e gjithë përvoja. Kur po krijoja kapelën në duart e mia, në dukje ishte një kapelë e thjeshtë. Ishte e nënvlerësuar, ishte klasike. Kur e pashë në kokën e saj, ajo u transformua. Ndikimi vizual është shumë i fortë. Dhe sigurisht, ndihem shumë mirënjohës që e kam krijuar unë atë.”
Pse kjo zgjedhje?
Ngjan e çuditshme sidomos për një ceremoni solemne ku ajo do të kishte qenë një nga protagonistet.
Ndoshta ky ishte qëllimi i Melanias: të qëndronte në hije, të mbronte vështrimin e saj dhe të vendoste një distancë të caktuar midis vetes dhe të tjerëve të mos lejonte askënd të kuptonte dhe vlerësonte emocionet e saj. Apo ndoshta donte të dërgonte një mesazh të saktë se cili do të jetë stili i Zonjës së Parë Melania në epokën e Trump II: ajo do të ekspozohet sa më pak./K.C/dritare.net

















