Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Mendoni se i keni parë të gjitha versionet e Mona Lisës!? Kjo statujë prej bronzi shkon përtej çdo imagjinate!

Mendoni se i keni parë të gjitha versionet e Mona Lisës!? Kjo

Mona Lisa e famshme e Leonardo da Vinci-t, ka ardhur në një version bronzi, siç askush nuk e kishte imagjinuar. Statuja është shfaqur publikisht në një muze të Bristol të Mbretërisë së Bashkuar.

Mendoni se i keni parë të gjitha versionet e Mona Lisës!? Kjo

Skulptura prej bronzi 3D prej 260 kg është krijuar nga artisti Nick Walker dhe është pjesë e një ekspozite në M-Shed në Bristol për artin e rrugës. Walker krijoi skulpturën në përgjigje të një sfide nga artisti tjetër Banksy, i cili tha se asgjë nuk mund të bëhet më me Mona Lisën. Për të krijuar pjesën 3D, u ndërtua një platformë e përbërë nga 160 kamera DSLR e cila kapi një imazh 360 gradë të një modeli të drejtpërdrejtë të veshur si Moona Lisa.

Mendoni se i keni parë të gjitha versionet e Mona Lisës!? Kjo

Nga ky imazh u krijua një model digjital i cili më pas u përdor si kopje për skulpturën e fundit prej bronzi. Duke dalë nga skena famëkeqe e fillimit të viteve 1980 në Bristol, Walker është bërë një nga emrat më të mëdhenj në artin e rrugës. Moona Lisa do të jetë pjesë e ekspozitës për gjashtë javë deri më 31 tetor./A.B-dritare.net