Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

#Medbikini, sfida në Instagram për të gjitha mjeket që paragjykohen për bukurinë e tyre

#Medbikini, sfida në Instagram për të gjitha mjeket që

Nëse gjatë kësaj periudhe keni ndjekur vazhdimisht CNN, ju mund të jeni njohur me Dr.Anthony Fauci, Dr. Sanjay Gupta dhe Dr. Semma Yasmin.

Yasmin, është mjeke dhe epidemiologe, por edhe autorja e dy librave. Megjithatë kur ajo del në televizion, nuk janë informacionet që ajo që sjell për pandeminë që marrin vëmendje, por pamja e saj fizike.

#Medbikini, sfida në Instagram për të gjitha mjeket që

“Kam komente të vazhdueshme duke më thënë se buzëkuqi im shkëlqen shumë, vetullat e mia janë më të errëta seç duhet dhe se jam grimuar shumë edhe vishem si një adoleshente.”,-është shprehur Yasmin, informon dritare.net

Përqendrimi në pamjen e Yasmin ka qenë i dukshëm, edhe në krizën e Ebolës, kur ajo ishte një gazetare mjekësore për CNN.

#Medbikini, sfida në Instagram për të gjitha mjeket që

Gjatë pandemisë, ajo ka qenë vazhdimisht e angazhuar për të sjellë informacionet më të reja dhe të sakta rreth pandemisë për publikun, madje edhe ndërmjet rrjetit social Instagram. Mirëpo kur ajo hyn live në Instagram, ku sjell intervista me ekspertët mjekësorë, një pjesë e komenteve, siç i quan edhe vetë ajo, janë seksiste.

“Ju jeni shumë e bukur për të qenë një mjeke. Pse gjithmonë dukeni sikur jeni pjesë e një partie.”, janë disa nga komentet që merr më shpesh Yasmin. Ndërsa të tjerë shfaqin dyshimet e tyre nëse Yasmin në të vërtetë është mjeke dhe e kërkojnë emrin e saj në Google për ta vërtetuar, mirëpo kjo është shumë e lodhshme dhe shqetësuese për mjeken.

#Medbikini, sfida në Instagram për të gjitha mjeket që

“Nëse konsiderohesh tërheqëse, është sikur inteligjenca jote zvogëlohet. Kam pasur pacientë që më pyesin nëse në të vërtetë kam bërë shkollën për mjekësi. E gjitha vjen me një mosbesim që një grua mund të jetë gjithçka. Një grua mund të jetë e arsimuar dhe tërheqëse, ajo mund të jetë profesioniste dhe të vërë grim."

Kjo është shumë zhgënjyese për Yasmin-in, të cilës i vjen keq se si një grua tërheqëse paragjykohet dhe nuk vlerësohet për aftësitë e saj në punë.

#Medbikini, sfida në Instagram për të gjitha mjeket që

#MedBikini, është sida më e re në rrjetet sociale, ku të gjitha mjeket që janë paragjykuar për pamjen e tyre tërheqëse postojnë foto me rroba banje, në shenjë proteste për paragjykimin që i bëhet atyre.

Ndërsa një studim i bërë në vitin 2017 nga Universiteti i Kembrixhit, tregoi se gratë që shihen si tërheqëse, gjithashtu shihen edhe si më të paafta në shkencë./R.P/dritare.net