
Më trego si lahesh, të të them personalitetin që ke!
Dritare.net
Rutinat e hershme të mëngjesit shpeshherë fillojnë me një dush. Sidoqoftë, mënyra sesi lahemi nuk është e njëjtë. Ne nuk mund ta vëmë re, por ka një tendencë që ne të gjithë të kemi një mënyrë tonën sesi lahemi. Mënyra sesi ju laheni tregon shumë për personalitetin tuaj.
Dritare.net do t'ju tregojë disa mënyra sesi njerëzit lahen, dhe çfarë tregon për personalitetin.
Nëse e lani fytyrën të parën
Nëse lani fytyrën sapo futeni në dush ju jeni shumë i kujdesshëm për të gjitha shqisat nuhatjen, shikimin, dëgjimin, prekjen dhe shijimin. Kjo do të thotë që jeni shumë të shqetësuar për mënyrën sesi e perceptoni jetën. Ju jeni gjithmonë të shqetësuar për atë çka njerëzit mendojnë për ju.
Nëse lani krahët ose këmbët të parat
Nëse i kushtoni vëmendje duarve dhe këmbëve në fillim jeni njeri që përuleni shumë shpesh te njerëzit. Megjithatë, ka edhe një domethënie tjetër kjo. Duart dhe këmbët janë edhe simbol i forcës dhe vullnetit. Kështu, larja e tyre së pari tregon se nuk keni frikë t'i shprehni zgjedhjet tuaja
Nëse ju lani së pari pjesët intime të trupit'
Nëse lani në fillim pjesët intime kjo ndodh sepse ndoshta jeni një person shumë i turpshëm.
Nëse ju lani gjoksin në fillim!
Nëse ndodh që sapo të futeni në dush të lani gjoksin të parin ju jeni një njeri shumë i qetë dhe ndiheni rehat me lëkurën e shëndetshme që keni. Jeni praktik dhe shumë i drejtpërdrejtë. Ju pëlqen të jeni të pavarur dhe njerëzit ju admirojnë për këtë, informon dritare.net
Nëse lani flokët të parat!
Nëse kokën ose flokët i lani që në fillim, ju jeni një person që e pëlqeni disiplinën dhe estetikën.
Nëse ju lani shpatullat dhe qafën si fillim!
Njerëzit më punëtorë shpesh lajnë qafën dhe zonën e shpatullave të parën. Jeni një person pozitiv, shumë konkurrues dhe doni të jeni një hap përpara gjithë të tjerëve./K.C/dritare.net

















