
Lidhja në distancë për shkak të pandemisë/ Eksperienca e një çifti!
Dritare.net
Unë dhe i dashuri im kemi katër vjet së bashku, por kurrë nuk kemi ndenjur në distancë kaq gjatë. i dashuri im dhe unë kurrë nuk kemi qenë në distancë të gjatë. Në fakt, ne të dy e kundërshtojmë fort, një lidhje në distancë. Nuk jemi çifti që flasin gjatë në telefon. Gjithmonë bisedat tona i bënim ballë për ballë, jo përmes telefoni.
Por papritur pandemia që ndryshoi botën, ndryshoi dhe lidhjen tonë. Kështu ne u detyruam për të një udhëtimi që më izoloi në Nju Jork, të qëndronim larg. Dhe nuk e dimë për sa kohë.
Shumë herë jeta nuk shkon ashtu si ti e parashikon, megjithëse unë ende nuk jam bindur dhe mashtroj veten se gjërat do shkojnë sipas planit. E urrej idenë e të panjohurës, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhënien time. Papritur u kthyem në dy njerëz krejtësisht të ndryshëm, që janë të detyruar me ose pa hir, të qëndrojnë larg. Për më tepër, asnjë prej nesh nuk është i lidhur pas bisedave të gjata në telefon. Disa fillon me një ‘çkemi’, vijon me një përgjigje pas disa orësh ‘mirë’ dhe mbyllet me një përshëndetje të ftohtë.
Bisedat me skype në fillim ishin të tmerrshme. Bisedat tona nuk ishin normale. Çdo gjë lidhej me njoftimet për virusin dhe lajmet e reja. Megjithatë shpresojmë të jetë e përkohshme. Ndërsa kjo përvojë më ka detyruar të kuptoj se marrëdhënia jonë është në të vërtetë shumë më e fortë se çmendoja. Po mundohemi ta mbajmë gjallë lidhjen tonë përmes komunikimit në telefon, por kjo nuk do të thotë që dashuria jonë është shuar. Plus, le të jemi të sinqertë, ne jemi të shëndetshëm dhe kemi një punë. Sot ka shumë arsye për të vuajtur, përveç distancës.
Përshtatur nga Cosmopolitan./L.F-dritare.net

















