Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Kur nëna ose babai martohen për së dyti!

Kur nëna ose babai martohen për së dyti!

Nga Lira Gjika

Në divorcin e një çifti apo vdekjen e njërit nga bashkëshortët shpesh ka inate, qejf mbetje dhe deri hakmarrje. Pala që ndihet e fyer përpiqet të bëjë sa më shumë keq duke përdorur deri fëmijët apo harruar ata, që janë më të prekurit në këtë histori. Kulmi arrin kur njëri nga prindërit rimartohet. E njëjta gjë ndodh edhe kur njëri nga prindërit ka vdekur dhe tjetri rimartohet. Edhe pse këto situata nuk janë të lehta, të rriturit duhet të mendojnë përpara se të flasin.

Të mendojnë në interesin e fëmijës, të mos ja fyejë apo ti shtojnë gjendjen e rëndë emocionale që përjetojnë nga ngjarje të tilla. Ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta dhe kush është gjëja më e mirë për të bërë dhe si të sillen. Ata presin nga të rriturit që i besojnë. Në këto situate gjyshërit kanë një rol kyç. Nëse vërtet i duan nipërit apo mbesat duhet ti ndihmojnë që këtë situatë të re fëmijët ta përjetojnë sa më pozitivisht. Ti tregojnë se “ata nuk ndihen mire apo janë të mërzitur, por kjo nuk do të thotë që ata të sillen keq apo të flasin keq. Nëna apo babai tyre është personi më i rëndësishëm për ta dhe për më tepër çdo kush ka të drejtë të ndërtoj jetën edhe pse i është prishur njëherë. Edhe pse ndihen keq urojnë që të jetë gjë e mirë sidomos për ta që janë nipi apo mbesa e tyre që i duan shumë. Ata nuk do të bëhen shkak që të shtohet mërzia në shpirtin e tyre” Për fëmijët bëhet e vështirë nëse të rriturit pranë nuk kontrollojnë fjalët që nxjerrin nga goja. Të gjykosh dy njerëz që po përpiqen të ndërtojnë një jetë, një rutinë të re edhe pse nuk është e lehtë paragjykimi dhe gjykimi duhet shmangur, pasi të humburit janë vetëm fëmijët. Vendimi është marrë, të prekurit nga ky vendim kanë në dorë të jenë ose jo pranë fëmijëve si mbështetje pozitive. Kur shajnë dhe nuk kontrollojnë vetëm vetëm fëmijët i dëgjojnë, pikërisht ata që të rriturit e kanë detyrë që ti mbrojnë dhe për më tepër vetë deklarojnë se i duan shumë./dritare.net