Këto janë traditat më të çmendura të Pashkës në botë!
Dritare.net
Nga qengjat e gdhendur në gjalpë e deri te gjuetia e lepujve të egër në Zelandën e Re. Këto janë disa nga traditat më të çmendura, me të cilat bota kremton Pashkën.
Në Rusi vakti i ditës së Pashkës shoqërohet me një racion gjalpë në formën e qengjit. Kjo traditë daton që në antikitet ku qengji mendohej si fatsjellës. Gjithashtu nga simbolet fetare mendohet se qengji është e vetmja kafshë që nuk mund të pushtohet nga e keqja.
Ndërkohë në një provincë të Francës, thyhen rreth 4500 vezë pashke në një tas gjigant. E gjitha kjo bëhet për të gatuar një omëletë gjigante për të ngrënë rreth 1000 persona. Çdo familje mblidhet në shesh për të thyer vezët e saj.
Çokollata nuk përdoret shumë në xhunglat e Guinesë së Re, kështu që pemët e Pashkëve në pjesën e përparme të kishave zbukurohen me shkopinj duhani dhe cigare. Këto shpërndahen pas lutjes.
Ndërsa pjesa tjetër e botës kërkon për vezët e Pashkëve të fshehura nëpër shtëpi, njerëzit në Otago marrin armët e tyre dhe nisin gjuetinë për lepurin e egër të Pashkëve. Ideja është që të pastrohen tokat bujqësore nga lepujt e egër që dëmtojnë të mbjellat./M.T/dritare.net