Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

7 letrat më qesharake që janë shkruar për Babagjyshin!

7 letrat më qesharake që janë shkruar për Babagjyshin!

Gjatë pushimeve, ne shpresojmë që të gjitha dëshirat tona më në fund do të bëhen realitet. Nga ana tjetër, fëmijët refuzojnë të presin në heshtje. Marrin një copë letër dhe një stilolaps e i shkruajnë Babagjyshit. Më poshtë ne ju kemi sjellë letrat më qesharake që kanë shkruar fëmijët për Babagjyshin.

-Një fëmijë kërkoi nga Babagjyshi shumë dhurata dhe në fund shkroi: “Babagjysh, nëse nuk mund t'i bësh të gjitha dëshirat e mia realitet, të lutem dërgoja këtë letër dikujt më të rëndësishëm."

7 letrat më qesharake që janë shkruar për Babagjyshin!

-Në moshën 16-vjeçare, i shkrova një letër Babagjyshit, ku kërkova miq të mirë dhe një kompjuter. Përfundimisht, ajo shkoi në adresë të gabuar dhe ja është përgjigjja që mora: "Zemër, Babagjyshi nuk ekziston. Ti e dërgove letrën në adresë të gabuar. Dhe këtu është një mik për ty.” Letra kishte një karikaturë të Elvis Presley. Ishte aq e ëmbël.

-Fëmija im 2 vjeç donte një dhi. Një dhi blu. Unë e kuptoj mirë që donte një helikopter, por një dhi blu?

-Kur isha 8 vjeç, gjithmonë i shkruaja letra Babagjyshit para Krishtlindjeve për t'i thënë se çfarë dhuratash do të doja të merrja. Por kësaj here doja që gjyshërit e mi, me të cilët po jetoja, të merrnin dhurata. Ja letra që shkrova: "I dashur Babagjysh! Do të doja të të kërkoja një shtëpi të madhe kukullash, plot me lodra. Gjithashtu, të lutem silli gjyshes sime një unazë ari dhe parfum si dhe të brendshme dhe një krehër për gjyshin tim." Pasi lexova letrën, gjyshërit e mi qeshën shumë. Unë e dua gjyshin tim, por nuk dija se çfarë tjetër të kërkoja për të.

7 letrat më qesharake që janë shkruar për Babagjyshin!

-Kam punuar si fotograf në një qendër tregtare ku rrinte Babagjyshi. Nuk është aq e çuditshme, por momenti im i preferuar ishte kur një fëmijë kërkoi një oktapod ose peshkaqen të gjallë. Babagjyshi tha se nuk ishte i sigurt nëse kukudhët e tij do t’i bënin ato. Pastaj fëmija tha se nëse mundej t’i sillte një kallamar gjigant.

-Unë iu përgjigja letrave që fëmijët i shkruanin Babagjyshit. Një fëmijë kërkoi një buall me telekomandë. Nuk e fajësoj, edhe unë do të luaja me të./K.C/dritare.net