Keni problemi me gjumin? Ja çfarë nuk duhet të bëni kur shtriheni!
Dritare.net
Kur vjen darka, ju ngurroni të shtriheni pasi e dini që nuk do t'ju zërë gjumi dhe do të rrini zgjuar për një kohë të gjatë.
Ndoshta jeni nervozë për intervistën tuaj të punës ose keni disa gjëra të pazgjidhura dhe lodhni trurin për të gjetur një zgjidhje të mirë. Ndoshta ju rrini zgjuar pasi shihni filma në Netflix dhe gjumi nuk ju zë.
Sipas drejtoreshës së Mjekësisë së Gjumit dhe Sjelljes, në qendrën Mjekësore të Montefiore, Shelby Harris: "Gjumi është menduar të jetë një kalim on/off, por fatkeqësisht, kjo nuk funksionon në këtë mënyrë."
“Ç'është më e keqja”, -thotë dr. Harris, “mungesa e gjumit jo vetëm që rezulton me çrregullim të ngrënies në mëngjes, por mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin e përgjithshëm.”
"Kur flemë më pak, kemi një rritje në ghrelin, hormon që na bën të uritur dhe një rënie në leptin, që na tregon se jemi plot. Si rezultat, ne hamë më shumë, sepse nuk kemi një sinjal të fortë për të ndaluar ",- thotë ajo. "Përveç kësaj, mungesa e gjumit, mund të çojë në rritje të gabimeve në punë, përqendrim dhe vëmendje të dobët, aftësi të dobëta motorike, kujtesë më e keqe, stres i rritur dhe depresion ose ankth".
Por ka një lajm të mirë, dritare.net liston për ju disa këshilla për të siguruar kohën tuaj të gjumit, dhe ju tregon se çfarë nuk duhet të bëni kur jeni gati për t’u shtrirë për të fjetur.
1. Bëni çmos për t’u ngritur herët gjatë fundjavave!
Ndërkohë që java mbaron dhe vjen fundjava, ju duhet të kujdeseni për regjimin tuaj të gjumit në mënyrë që të mos çrregulloheni më shumë. Në darkë duhet të flini herët dhe të ngriheni herët për të mos prishur orarin tuaj të javës kur shkoni në punë.
2. Shkoni në shtrat vetëm për të fjetur gjumë!
Doktoreshë Harrise thotë: ”Mos u shtrini në shtrat nëse nuk ju flihet!"
3. Sigurohuni që aktivitetet tuaja sportive t’i kryeni në një afat të caktuar.
Nëse ushtroheni në mbrëmje, atëherë sigurohuni që në shtrat të shkoni rreth 20 minuta pasi keni mbaruar stërvitjen.
4. Mos mbani telefon në duar ose poshtë jastëkut!
Dritare.net ju sugjeron, që kur bini të flini në darkë, mos të mbani telefon në duar pasi rrezet e forta blu që ai lëshon, përveçse ju dëmtojnë shikimin, ju prishin orarin e gjumit.
5. Mos i kontrolloni shpesh email-et tuaja para se të flini!
Nëse e dini që do të keni një ditë të ngarkuar në punë nesër, mund të jetë joshëse të filloni t’i hidhni një sy email-eve përpara gjumit. Por sipas Dr. Harris, ky është një nga problemet më të mëdhenj të atyre që vuajnë nga pagjumësia.
"Prioritet! Jo gjithçka duhet të bëhet përpara gjumit.",- thekson ajo. "Ne jemi shpesh në kompjuterët tanë, telefonat dhe tabletët vetëm para shtratit, duke kontrolluar email-in e punës dhe mediet sociale. Kjo e bën të vështirë që truri jonë të çlodhet dhe të relaksohet ".
6. Mos mendoni shumë kur flini!
"Mos u shtrini në shtrat nëse nuk mund të flini", thotë Dr Harris. Nëse keni në mendje gjëra që ju shqetësojnë zgjidhini para se të shkoni në shtrat. Mos mendoni se çfarë do të vishni për ditën e nesërme, kur të shkoni në punë apo shkollë. Në mëngjes ngrihuni rreth 20 minuta para, bëni ndonjë aktivitet çlodhës dhe më pas vendosni vetë se, çfarë do të vishni apo hani, pasi sa më shumë të shqetësoheni aq më shumë kohë do të kalojë deri sa t’ju zërë gjumi./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net