Kafshët shtëpiake i bëjnë mirë të moshuarve, po aq sa ilaçet!
Dritare.net
Kafshët shtëpiake janë një ilaç për të gjithë, veçanërisht për të moshuarit. Kjo është konfirmuar nga Shoqata Italiane e Gerontologjisë dhe Geriatrisë, e cila thekson se prania e një kafshe shtëpiake në pleqëri mund të reduktojë me 15% nevojën për vizita mjekësore dhe sjell përfitime të mëdha shëndetësore.
Ky ndikim është veçanërisht i rëndësishëm për të luftuar vetminë e të moshuarve.
Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Italisë, kjo do të thotë kursime të konsiderueshme prej rreth 4 miliardë eurosh në vit.
Efektet e dobishme të marrëdhënieve me kafshët shtëpiake janë një temë kryesore në Kongresin Kombëtar, ku mjekët dhe veterinerët shpjegojnë kafshët shtëpike për personat mbi 65 vjeç kanë një ndikim pozitiv në trajtimin e demencës, ankthit dhe depresionit.
Shoqëria e kafshëve shtëpiake stimulon aktivitetin motorik dhe sjell ndryshime fiziologjike reale, si ulja e presionit të gjakut dhe ngadalësimi i ritmit të frymëmarrjes dhe të zemrës, duke ofruar mbrojtje ndaj atakëve në zemër dhe goditjeve në tru./RaiNews.it /E.P-dritare.net