Jetoi në cirk me vite, Njeriu Ujk tregon pse jeta e tij është kaq e vështirë!
Dritare.net
Një histori shokuese por tepër e dhimbshme është rrëfyer nga Jesus Aceves i cili vuan nga hipertrikoza, e cila i bën flokët të rriten me bollëk mbi fytyrë dhe shpinë. Për shkak të gjendjes së tij, ai njihet edhe si Njeriu Ujk.
Në deklaratën e tij, ai shprehet se është lodhur nga ky pseudonim dhe dëshiron të jetojë një jetë normale.
55-vjeçari i lindur ka treguar se ka rritje jonormale të qimeve në trup, veçanërisht në fytyrë. Edhe pse i martuar me fëmijë, Jesus nuk është plotësisht i kënaqur me kushtet e tij të jetesës. Ai thotë se ai dhe familja e tij vuajnë nga diskriminimi. Ndër të tjera ka treguar se ka punuar gjithë jetën në cirk duke udhëtuar qytet më qytet, ku ndër vite është njohur si Njeriu Ujk.
Në shtëpi dhe jo më në cirk, ai po përballet me një sfidë tjetër, gjetjen e një pune normale, në mënyrë që të kujdeset për familjen e tij, citon Bright Side. Pas disa intervistave të dështuara për punë, ai pranoi të provonte diçka që e kishte shmangur gjithmonë, të pastronte fytyrën.
Përvoja ishte e vështirë pasi fytyra është një zonë jashtëzakonisht e ndjeshme e trupit, por si ai dhe gruaja e tij besonin se thjesht duke u rruar, ai do të mund të gjente një punë. Nëse gjen punë ai është i detyruar që të rruajë fytyrën çdo 2 ditë ku në disa kushte e ka të pamundur./M.K-dritare.net