
Asgjë nuk mund t'jua presë oreksin sesa të shikoni insektet që fluturojnë rreth pjatës suaj të ushqimit. Por çfarë të bëni që këto krijesa të vogla dhe të bezdisshme të mos ju shfaqen më në kuzhinë?
Ka disa mënyra për t'i zhdukur, dhe dritare.net do jua tregojë më poshtë!
E gjitha lidhet me pastërtinë e kuzhinës. Ju duhet të pastroni menjëherë thërrimet në tokë, të fshini tavolinën e ngrënies, banakun dhe kundrabufenë. Asnjëherë në lavamanin tuaj nuk duhet të ketë pjata të palara, pasi ato janë stimuluese që insektet të hynë në kuzhinë.
Fshini dhe lani mirë dyshemenë, sepse edhe nëse juve ju duket në rregull gjithçka, kritikët me 6 këmbë do t'i gjejnë papastërtitë.
Një tjetër gjë që sjell insekte në kuzhinë janë frutat dhe perimet. Mos i lini për një kohë të gjatë pa konsumuar, sepse sapo të prishet një frut të gjithë insektet janë aty./E.B-dritare.net

















