
Uji është pjesë integrale e organeve dhe indeve të njeriut, dhe gjithashtu merr pjesë në shumë procese jetësore, për të bërë të mundur funksionimin e plotë të trupit.
Ju mund të dini që duhet të pini shumë ujë brenda një ditë, por nuk dini se kur është momenti i duhur për ta pirë. Këtë ua tregon dritare.net, shikoni më poshtë!
Sapo të zgjoheni
Gota e parë e ujit duhet të pihet sapo të zgjoheni në mëngjes, madje edhe para se të lani dhëmbët. Kjo do ju ndihmojë të fitoni lagështinë që keni humbur gjatë natës dhe të jenë më energjik gjatë ditës.
Mes vakteve
Shpesh keni uri pas një vakti, ose para vaktit të ardhshëm. Gjithmonë pini ujë midis vakteve, sepse do arrini të shuani urinë dhe do pengojë të hani ushqime jo të shëndetshme. Çdo tre orë pini një gotë ujë.
Para dhe gjatë drekës
Uji gjatë vaktit të drekës, ndihmon në mirëfunksionimin e organizmit.
Pas dreke
Sapo të mbaroni drekë, është mirë të pini një gotë ujë. Do ju ndihmojë të rifitoni energjitë dhe do ju bëjë të mos flini.
Gjatë darkës
Shumë njerëz preferojnë të pinë lëngje dhe pije të gazuara gjatë darkës. Megjithatë, dritare.net ju këshillon ujë, sepse sigurisht që është më i mirë./E.B-dritare.net

















