
Ja disa këshilla për të rregulluar ritmin pasi ndryshon ora!
Dritare.net
Është koha për të ndryshuar orën. Ndër efektet anësore që regjistrohen më shpesh kur ndryshon ora, janë mbi të gjitha vështirësia për të fjetur në mbrëmje, zgjimet gjatë natës dhe përgjumja gjatë ditës, lodhja, vështirësia për t’u mësuar me ritmet e reja, nervozizmi dhe stresi, ndryshimet në përqendrim dhe në humor. Edhe nëse kemi një orë më shumë dritë kur zgjohemi në mëngjes, shkurtimi i papritur i pasditeve të vjeshtës ndikon në humorin dhe mirëqenien jo vetëm të subjekteve të ndjeshme, por të të gjithëve.
Të gjithë mjekët thonë se shqetësimet e vogla që lidhen me ndryshimin e orës nuk janë patologji dhe për këtë arsye nuk kërkojnë përdorimin e barnave. Më së shumti, mund të trajtoni veten me ndonjë çaj bimor relaksues para se të flini ose gjatë pasdites, për të lehtësuar pushimin e natës.
Disa nga këshillat për të eliminuar bezdisjen e ndryshimit të orës
– Puno paraprakisht
Filloni disa ditë më parë të stërviteni për ndryshimin e orës, duke shtyrë çdo ditë orën e vakteve dhe pushimit me një çerek ore, në mënyrë që të përshtateni shpejt me kohën e re.
– Qëndroni sa më shumë në natyrë.
Përpiquni të ekspozoheni sa më shumë në dritën e ditës gjatë gjithë fundjavës, pasi është pikërisht drita ajo që rregullon orën tonë biologjike.
– Mos dremisni.
Është më mirë të shmangni dremitjet e pasdites, të paktën derisa të mësoheni me kohën e re.
– Ndriçim i mirë në shtëpi. Përpiquni të përmirësoni ndriçimin e ambienteve shtëpiake, duke hapur grila dhe perde gjatë ditës dhe duke përdorur dritat artificiale. Nëse ndiheni shumë të trishtuar dhe të dëshpëruar, vlerësoni mundësinë e pajisjes me llamba të posaçme që përdoren për të ashtuquajturën terapi me dritë, të afta për të prodhuar frekuenca të veçanta drite që nuk të shqetësojnë shikimin, por që janë në gjendje të nxisin ribalancimin biokimik të brendshëm të orës sonë.
– Bëhuni më aktiv
Për të ndihmuar në përmirësimin e humorit, gjeni pak hapësirë gjatë ditës për t’iu përkushtuar një aktiviteti të këndshëm dhe shpërblyes që mund të japë kënaqësi dhe t’u largojë nga melankolia e vjeshtës.
– Sporti dhe ushqimi
Një dietë e shëndetshme dhe e larmishme mund t’u ndihmojë të kemi më shumë energji, ndërsa pak aktivitet fizik do t’u furnizojë me endorfinë, hormonet e humorit të mirë./E.P/dritare.net

















