Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Ja 5 gjërat që duhet të bëni çdo fillim jave!

Ja 5 gjërat që duhet të bëni çdo fillim jave!

Shumica e njerëzve e urrejnë ditën e hënë duke menduar se kanë një javë të gjatë para dhe ideja se çdo mëngjes duhet të zgjohen për në punë i lodh tejmase. Por në fakt është krejt e kundërta nëse ju jeni të pasionuar pas punës që bëni mos u stresoni, sepse dita e hënë është një fillim i ri dhe i freskët për ju. S’ka aspak rëndësi si kaloi java e shkuar, këtë të hënë niseni mbarë.

Ja pesë gjërat që duhet të bësh çdo të hënë për një javë të mbarë e të suksesshme!

1. Mos flini gjumë deri në minutat e para kur duhet të jeni nisur tashmë për punë.

2. Të shkosh në punë më herët të hënën të bën të reflektosh për prioritetet për javën dhe bën plane të reja. Planifikoni takimet dhe aktivitet e javës!

3. E hëna është koha e duhur për të caktuar oraret e takimeve që do të bëni gjatë javës, sepse kalendari nis pikërisht me këtë ditë. Mendoni se kë do të takoni dhe përdorni mëngjesin e së hënës për të nisur këto takime.

4. Mendoni se keni edhe shumë sfida dhe ky mendim do t'ju mbajë zgjuar gjatë gjithë kohës.

5. Shpenzoni kohën që ju duhet, çdo të hënë, për të menduar për problemet që duhen zgjidhur sa shpejt. Nëse ju praktikoni këto 5 këshilla, shumë shpejt do të zbuloni se e hëna është dita ku ju ecni përpara, një ditë për vizione të reja dhe do kuptoni se gjëra të bukura po ndodhin në jetën tuaj./K.C/dritare.net