Kartolina e parë shqiptare ka dalë për herë të parë në vitin 1913.
Ishte një pikturë e cila më pas u shndërrua në kartolinë. Është momenti kur Ismail Qemali lajmëron për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas ngre Flamurin e Skëndërbeut, nga ballkoni i shtëpisë së Flamurit, në Vlorë.
Autori i kësaj pikture ka mbetur anonim, por ajo që është kryesore, është fakti se kjo kartolinë është punimi i parë dhe i vetëm që tregon momentin e ngritjes së Flamurit në 28 Nëntor të vitit 1912.
Sipas studiuesit, Fahri Shaska, që e ka bërë publike këtë kartolinë, për herë të parë, kartolina është prodhuar vetëm një vit pas shpalljes së pavarësisë.
Momenti i ngritjes së Flamuri Kuq e Zi, mbulon një pjesë të ballkonit ndërsa element i dytë i kësaj kartoline është edhe Ismail Qemali.
Kjo është kartolina që dritare. net, zgjodhi sot t'ju urojë të gjithë shqiptarëve kudo janë, Festën e Pavarësisë. Gëzuar!/dritare.net