Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Gerta Heta: Ju tregoj udhëtimin në Kuvajt, ku shteti i paguan ujin dhe dritat qytetarëve!

Gerta Heta: Ju tregoj udhëtimin në Kuvajt, ku shteti i paguan ujin dhe

Nga Gerta Heta

Disa nga gjërat që më bënë më shumë përshtypje nga udhëtimi në Kuvajt:

Tmerr vape jashtë, tmerr ftohtë brenda. Se di pse i mbanin aq temperaturë të ulët kondicionerit. Kudo hyje ngrije se ftohti. Kur dilje jashtë pastaj e imagjinoni vete. Po them vetëm që më e ulëta shkonte 38 gradë pas orës 4 të mëngjesit. Çudi si mbijetonin edhe palmat e bimët dekorative. Jashtë mase ujë i harxhuar për vaditjen e shkretëtirës.

Femrat plot botox dhe fillera dhe të vetmen gjë të ekspozuar, fytyrën, e kishin te tejkurruar. Mbanin dado aziatike dhe shoferet indiane. Leku letër domethënë por se di sa të lumtura ishin.
Trendy më i fundit ishin palestrat. Veç e veç burrat nga gratë kuptohet dhe sikundër kërkesa ishte e lartë, çmimi kishte shkuar 360 euro muaji.

Alkooli i paligjshëm, nargjila kudo, burra e gra. Qendra dyqanore në çdo cep e aty kalohej koha, nëpër rrugë nuk dilte njeri, të paktën jo në këtë stinë. Kuvajti ka monedhën më të fuqishme në botë për pasojë çmimet skandalozisht shtrenjtë. E fundit, shteti i paguan qytetarëve ujin dhe dritat.

Ja me kaq po e mbyll se i tha shteti Kuvajtit të gjitha./dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Gerta Heta (@gertaheta)