Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Gënjeshtrat ndaj fëmijëve nuk janë një zgjidhje e mirë, ja çfarë mund të shkaktojnë!

Gënjeshtrat ndaj fëmijëve nuk janë një zgjidhje e

Përdorimi i inteligjencës artificiale për të sajuar përgjigje për të gënjyer fëmijët është një mënyrë shumë e përhapur nga çiftet e reja. Disa prindër simulojnë një telefonatë me zë nga AI dhe e programojnë atë që të thotë se diçka nuk është e mundur si për shembull një vend i dëshiruar është mbyllur. Në pamje të parë, kjo mund të duket si një zgjidhje e shpejtë dhe praktike. Por, a është kjo vërtet një mënyrë efektive dhe e shëndetshme për të përballuar sfidat prindërore?

Gënjeshtrat ndaj fëmijëve kanë pasoja serioze

Sipas studimeve, gënjeshtrat prindërore ndikojnë negativisht në marrëdhënien prind-fëmijë dhe lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të sjelljeve tek fëmijët. Kur një fëmijë e kupton se prindi ka zakon të gënjejë, ai priret të imitojë këtë sjellje në mjediset e veta sociale. Për më tepër, kjo mund të çojë në vështirësi emocionale dhe në uljen e ndjeshmërisë. Në vend që t’i mësoni fëmijës se gënjeshtrat janë një mënyrë për të shmangur situatat, detyra juaj si prind është t’i mësoni se si të përballet me zhgënjimet dhe emocionet. Jo gjithmonë do të marrin një PO në jetë./E.P/dritare.net