
Gazetarja argjentinase grabitet live ndërsa raportonte nga Doha!
Dritare.net
Pavarësisht investimeve të mëdha në siguri për të garantuar sigurinë e tifozëve dhe gazetarëve në Kupën e Botës, tashmë ka pasur "viktima" në Katar.
Dominique Metzger, një gazetare argjentinase e cila po mbulonte turneun, së fundmi zbuloi se ajo ishte grabitur ndërsa transmetonte drejtpërdrejt nga Doha.
Ajo e ka bërë publike ngjarjen në rrjetet sociale, duke raportuar se ka qenë viktimë e një grabitjeje teksa po bënte një transmetim të drejtpërdrejtë në zonën e fansave. Shumë nga sendet e saj personale u vodhën, duke përfshirë portofolin e saj, i cili përmbante shumë dokumente të rëndësishme si kartën e saj të identitetit.
View this post on Instagram
Ajo ka rrëfyer eksperiencën live në TV: Sapo më vodhën portofolin kur bënim transmetimin live. Policia më dërgoi këtu për të bërë kallëzim. Dokumentet dhe kartat janë ato që më shqetësojnë më shum. I them pjesës tjetër të bëjnë kujdes. Pra, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Përvojat që ju nuk prisni t'i jetoni, ndodhin", shkruan ajo./Marca/M.K/dritare.net

















