
Tani Afganistani është në gjendje lufte. Por nuk duhet të harrojmë si ka qenë ky shtet në kohë paqeje. Një fotograf britanik ka publikuar një set fotosh që tregojnë një Afganistan të qeshur, jo këtë sot që është i mbytur nga lotët.
Shkrimtari dhe eksploruesi Christopher Balfour zbulon një anë të vendit që pakkush do ta njohë, të paprekur nga kohët moderne dhe dekadat e trazirave.
Në foto shihen vendasit të angazhuar në punët e shtëpisë, në një peizazh mahnitës i cili ka ndryshuar jo pak në gjashtë shekuj.
Në një foto tjetër Balfour kapi një tempull të madh ku shihen edhe dy statujat Bamayan, një portret i madh i Budës që ishte gdhendur në qindra metra në një faqe shkëmbi, i cili më vonë u shkatërrua nga talebanët në vitin 2001.
Mos i humbisni fotot më poshtë!/K.C/dritare.net

















