Flokë të yndyrshëm edhe pas larjes, ky është gabimi që po bëni!
Dritare.net
Larja mund të duket si një proces i thjeshtë, por në fund mund të bëjmë më shumë gabime sesa mendojmë.
Flokët e yndyrshëm mund të jenë pasojë e stresit dhe e ushqyerjes së keqe, por megjithatë kjo gjë mund të shkaktohet edhe si pasojë e disa zakoneve që nuk e dimë se janë të gabuara.
Larja e shpeshtë e flokut
Larja e përditshme nuk është e nevojshme, por përkundrazi, mund të ketë efekte negative në flokët tuaj. Ka shumë të ngjarë t’ju shkaktojë lëkurë të yndyrshme ose të ndjeshme. Duhet të lini të paktën një ditë midis larjeve.
Përdorni ujë të nxehtë
Kjo është rreptësisht e gabuar pasi uji i nxehtë dobëson të gjithë vajrat natyralë të flokëve. Përkundrazi, idealja nëse e duroni nuk është uji i vakët por i ftohtë. Ajo funksionon në mënyrë të dobishme për flokët tuaj.
Përdorni produkte që nuk i përshtaten flokut tuaj
Së pari ju duhet të kufizoni shumë produkte stilimi nëse nuk keni nevojë për to. Së dyti nëse keni yndyrë ose kruajtje intensive, ndoshta duhet të ndryshoni shampon./E.P/dritare.net