
Çfarë është "Heat Stroke" dhe si t'i mbrojmë qentë prej saj!
Dritare.net
Moti i nxehtë përveç kënaqësive që na jep, mund të jetë dhe i rrezikshëm nëse nuk marrim masat e duhura për katërputroshët tanë. Ata janë më të rrezikuar ndaj insekteve, djegies nga dielli, dehidratimit, madje dhe prej goditjes nga nxehtësia, piku i verës siç e quajnë veterinerët. Për të marrë disa keshilla për t’ua bërë sa më të lehtë këtë stinë miqve tanë katërputroshë, sot kemi shkuar te Dr. Brunilda Mazari.
Goditja nga nxehtësia apo siç e quajnë veterinerët Piku i diellit, është një term që përdoret zakonisht për hiperterminë ose temperaturë e ngritur e trupit. Nëse temperatura e trupit të një kafshe shtëpiake kalon 39.4 gradë celcius konsiderohet hipertermike. Kjo është një gjendje shumë serioze. Mund të shkaktojë dëm të organeve të brendshme dhe mund të rezultojë fatale për qenushin tuaj.
Për ta shmangur mbajeni qenin në ambjente me hije, të hidratuar, mos e lini vetem në makinë, shmangni ushtrimin e tyre në të nxehtë, shmang rërën e nxehtë, asfaltin apo cdo zonë tjetër ku nxehtësia reflektohet dhe nuk ka hije. Jini të vetëdijshëm për shenjat dhe veproni menjëherë nëse dyshoni për goditjen nga nxehtësia.
Shenjat e goditjes nga nxehtësia janë:
Ritme të larta frymëmarjeje, gulcim i tepërt, mish i dhëmbeve dhe gjuhë e kuqe e ndezur, marrje mendsh, të vjella, diarrhea, letargji, kriza, urinim i pakët ose aspak.
-Nëse dyshoni që qeni ka një goditje nga nxehtësia:
-Largojeni menjeherë nga ambjenti i nxehtë
-Lageni me ujë të vakët apo të ftohtë në lëkuren e tij, por jo akull sepse e përkeqëson problemin.
-Çojeni menjqherë te veterineri më i afërt pasi goditja nga nxehtesia është një urgjencë/M.K/dritare.net

















