Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Eksperti i jetëgjatësisë tregon 7 zakone për jetë më të gjatë e të shëndetshme

Eksperti i jetëgjatësisë tregon 7 zakone për jetë

Jetëgjatësia nuk është vetëm çështje gjenesh. Vetëm 25% e saj ndikohet nga trashëgimia, ndërsa pjesa më e madhe, 75%, varet nga mënyra si jetojmë. Kështu thotë Dr. Luigi Fontana, profesor i mjekësisë dhe ushqyerjes në Universitetin e Sidneit, i cili prej dekadash studion lidhjen mes stilit të jetesës dhe sëmundjeve kronike. Në librin e tij të ri “Manual of Healthy Longevity & Wellbeing”, ai tregon 7 zakone të thjeshta, por të fuqishme, që mund të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë, me më pak sëmundje dhe më shumë energji.

Më poshtë këshillat e tij!
1. Kontrollo perimetrin e belit
Yndyra abdominale (viscerale) nxit inflamacion, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare.
Gratë: < 80 cm (31.5 inch)
Burrat: < 94 cm (37 inch)
Qëllimi: më pak bel, më shumë masë muskulore, sidomos te këmbët dhe vithet.


2. Harro frazën “çdo gjë me masë”
Fontana nuk e mbështet idenë se gjithçka lejohet në moderim.
Shmang: junk food, produkte ultra të përpunuara, drithëra të rafinuara, pije me sheqer.
Këto nuk duhen aspak në dietë, as në sasi të vogla.


3. Ha bishtajore çdo ditë
Baza: dieta mesdhetare.
Përfshij: perime shumëngjyrëshe, drithëra të plota, arra, fara, fruta, kos pa yndyrë, vaj ulliri, avokado.
Peshk: 2–3 herë në javë
Djathë & vezë: 1–2 herë në javë
Mishi & ëmbëlsirat: rrallë
4. Ushtrimi fizik = ilaç mrekullie
Stili modern i ulur është antinjerëzor.
Aktiviteti fizik: rrit mitokondritë (djegin yndyrën), përmirëson kolesterolin, presionin e gjakut, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe rrit BDNF, molekulë që ndihmon kujtesën dhe ul depresionin.
Ideal: 1 orë në ditë, por edhe ushtrime të shkurtra të shpërndara gjatë ditës janë të vlefshme.


5. Kufizo alkoolin
Fontana nuk pi fare.
Edhe dozat e vogla rrisin rrezikun për kancer.
“Nëse të pëlqen vera apo birra, pi rrallë, si trajtim, jo çdo ditë.”


6. Jepi trupit pushim nga ushqimi
Të ngrënët aktivizon insulinën.
Kur ha vazhdimisht, krijon ambient proplakje.
Sugjerim: ha brenda një dritareje 10-orëshe.
Uria e lehtë aktivizon hormonin ghrelin, që ul inflamacionin.
Mos u frikëso nëse ke pak uri, është e dobishme.


7. Trupin trajtoje si Ferrari
Ashtu si makina luksoze që ka nevojë për mirëmbajtje, edhe trupi kërkon kujdes.
“Po, mund të hash patatina në divan çdo ditë… por mos u anko kur motori të ndalojë.”/K.C/dritare.net