Edhe unë shkova të kërkoja dashurinë në supermarket me ananas. Ja çfarë ndodhi!
Dritare.net
Të rinjtë spanjollë kanë lënë pas aplikacione si Tinder, ku mund të flirtonin me dikë virtualisht dhe tani kanë zgjedhur një trend të ri, takim në supermarket. Gjithçka filloi falë një trendi në TikTok, i cili padyshim ka rregullat e veta. Së pari ju duhet të shkoni në një "Mercadona", e cila është një rrjet i njohur supermarketesh, midis orës 19 dhe 20.
Kështu veproi dhe Alice Garnett, e cila vendosi të provonte këtë lloj trendi. Fillimisht zgjodhi ananasin më të madh, më të pjekur për të parë se për çfarë bëhej fjalë.
Ja rrëfimi i saj:
Mbërrit të dielën në mëngjes në këtë pikëtakimi. Për kontekstin, beqarët nuk përdorin vetëm ananasin për të treguar se po kërkojnë një romancë, por edhe disa ushqime të tjera që gjenden në supermarket, të cilat simbolizonin këto sinjale!
Vaj ulliri = “në kërkim të një njeriu të pasur”.
Thjerrëzat = "duke kërkuar diçka afatgjatë".
Ishte e çuditshme, të hyja në një supermarket, pasi qëllimi nuk ishte të blija ushqime, por të provoja trendin e ri.
Pjesa më e keqe e të gjithave ishte kthimi i produkteve të mia në raftet e tyre. Me siguri nuk ka pamje më të trishtuar se një grua, se ky moment. Stafi vazhdoi të më afrohej për të më pyetur nëse kisha nevojë për ndihmë për ndonjë gjë. Unë i thashë po, por jo perime. Pyeta, nëse kishin parë dikë që ka provuar të njëjtin trend, duke ia shpjeguar se çfarë ishte.
Pothuajse të gjithë kishin dëgjuar për të, duke e pohuar me fjalët: "Ah, La Mercadona!".
U ktheva në dhomën time të hotelit dhe u vesha hijshëm, minifund, një bluzë me xixa, vendosa rimel dhe vesha çizme me taka deri tek gjuri. Pasi u riktheva sërish te vendi i takimit, papritur gjeta rreth meje një grup djemsh, duke vendosur në karrocën time, një ananas me kokë poshtë. Ata qeshin shumë dhe e dinin qartë se çfarë po bënin. Mjerisht, asnjëri prej tyre nuk ishte i përshtatshëm për moshën. Unë i shmanga, duke mos dashur të jap ndonjë sinjal të gabuar.
Teksa u largova nga Mercadona, një prej rojeve të sigurisë që takova më herët tha: “Nuk e përmbushët sfidën”. Jo i konfirmova me trishtim.
E rraskapitur nga përvoja ime, shkova në një lokal, ku takova një grup burrash të pashëm italianë. I shpjegova se çfarë po bëja në Barcelonë dhe dështimin e sfidës. Njëri prej tyre qeshi, nuk kishte dëgjuar për fenomenin Mercadona.
Kuptova, se ishte diçka e mirë, që nuk gjeta dashurinë e jetës sime në La Mercadona./M.K-dritare.net