
Dyshja fantastike “Tomy and Jerry” rikthehen në ekran në vitin 2021
E Shtunë 21 Nëntor 2020, 21:09
Dritare.net
Tomy dhe Jerry janë përpjekur të mundin njëri-tjetrin për 80 vite dhe tani ata do të vazhdojnë traditën në një film të ri të planifikuar për t'u shfaqur në kinema në 2021-in. Dyshja më e dashur e ekranit do të rikthehen në kinema në rolet e tyre të përhershme, pa ndryshuar asgjë. Tomy dhe Jerry do të nisin një aventurë të re në New York, në një hotel që do të jetë shtëpia e tyre.
Teksa bëhet një dasmë, organizatorja punëson Tomy-n për të hequr qafe Jerry-n, por këtë herë pavarësisht luftës mes tyre, ata do të bashkëpunojnë me armikun e tyre të përbashkët.
Filmi vjen me animacion dhe me personazhe reale dhe shfaqja është planifikuar të shfaqë premierën më 5 mars të vitit të ardhshëm./M.M-dritare.net

















