Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Dezinfektues në vend të petaleve/ Çifti martohet me uniformën e policisë!

Dezinfektues në vend të petaleve/ Çifti martohet me

Kjo është dasma e parë pas Covid-19, në Fortino në Bari të Italisë. Një dasmë ndryshe, që nuk është parë më parë, e aq më pak, të jetë ëndërruar nga çifti. Por koronavirusi nuk pyeti për plane, as për dëshira e ëndrra. Silvia dhe Cosimo, u martuan pa fustanin e bardhë, pa kostumin e dhëndrit, pa petale e oriz në dyert e kishës. Në vend të tyre, u shpërnda dezinfektues për duart. Çifti u martua me uniformën e policisë, pasi të dy janë karabinierë të rinj. Të pranishëm ishin vetëm njerëzit më të afërt. Megjithatë festa siç çifti e kishte planifikuar, do të bëhet vitin e ardhshëm./L.F-dritare.net