Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Arsyet pse njerëzit filluan të puthen!

Arsyet pse njerëzit filluan të puthen!

Puthja në buzë nuk është aq universale sa mund të mendojmë ne. Më pak se gjysma e të gjitha shoqërive puthen në buzë, sipas një studimi të 168 kulturave nga e gjithë bota. William Jankowiak, profesor i antropologjisë në Universitetin e Nevadas- Las Vegas, zbuloi se vetëm 46% e përdorin puthjen buzë më buzë në një kuptim romantik, duke përjashtuar gjëra të tilla si puthjet prindër-fëmijë ose përshëndetjet.

Dy teori se pse njerëzit kanë nevojë për të puthur burojnë nga ideja se; që kur jemi foshnja ne kemi një dëshirë të lindur për prekjen e buzëve. Mund të ndodhë që ne e lidhim prekjen e buzëve me ushqyerjen me gji dhe ky refleks është i lindur te të gjithë. Ekziston gjithashtu një teori tjetër; nënat dhe fëmijët e tyre lidhen me puthjen buzë-buzë për shkak të diçkaje të quajtur "transferimi i ushqimit para përtypjes". Nënat e paraardhësve tanë të lashtë e përtypnin ushqimin dhe ua fusnin fëmijëve në gojë. Kjo është diçka që shihet te paraardhësit tanë më të afërt, shimpanzetë, si dhe majmunët e tjerë të mëdhenj.

Pse puthen njerëzit?

Në ato kultura ku njerëzit nuk puthen buzë më buzë ka mënyra të tjera intime, thotë autori Sheril Kirshenbaum. "është puthja malajze që përshkroi Darvini, ku gratë uleshin në tokë dhe burrat vareshin mbi to dhe nuhasnin njëri-tjetrin."

Në Ishujt Trobriand, në brigjet lindore të Guinesë së Re Papua, të dashuruarit puthen duke u ulur ballë për ballë dhe duke puthur qerpikët e njëri-tjetrit. Ajo që është e rëndësishme në puthjen buzë-buzë dhe llojet e tjera të puthjes është se momenti ka të bëjë me ndarjen e informacioneve intime për njëri-tjetrin.

Puthja në buzë është një sjellje pothuajse unike njerëzore. Nëse puthja ka një qëllim evolucionar, pse nuk shohim shumë kafshë duke u puthur?

Melissa Hogenboom iu përgjigj kësaj pyetjeje në vitin 2015. Një nga arsyet pse për t’u puthur ne afrohemi shumë me partnerin, është që ta nuhasim sa më mirë. Aroma mund të zbulojë të gjitha llojet e informacionit të dobishëm: dietën, praninë e sëmundjeve dhe gjendjen shpirtërore. Disa kafshë kanë shqisa shumë më të sofistikuara të nuhatjes sesa ne, kështu që ato nuk duhet të jenë aq afër./K.C/dritare.net