Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

A prishet mjalti? Ja çfarë thotë bletari!

A prishet mjalti? Ja çfarë thotë bletari!

Bletari dhe apiterapeuti Bedri Statovci në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv foli për mjaltin dhe faktin se edhe ai prishet. Ai solli në emision një kavanoz me mjaltë që kishte vetëm 14.3% lagështi, një vlerë shumë e ulët që e bën mjaltin të qëndrueshëm për dekada.

Sipas Statovcit, mjalti që nuk thahet dhe që ka afat të gjatë përdorimi, duhet të ketë së paku 18% lagështi. Kur lagështia bie nën këtë nivel, mjalti bëhet më i fortë, nuk fermentohet dhe nuk prishet.

Ndërsa mjalti i pavulosur, pra ai që është nxjerrë para se bleta ta pjekë plotësisht, mund të ketë 20% lagështi ose më shumë. Ky lloj mjalti rrezikon të zbardhet dhe të fermentohet, duke u prishur.

“Mjalti me koeficient të ulët lagështie nuk prishet edhe me mijë vjet. Mjalti i papjekur, me lagështi të lartë, fermentohet,” – shpjegoi ai./K.C/dritare.net